Shqipëria dorëzon dokumentin për Kosovën në Këshillin e Evropës

0
284

Përfaqësuesit e Shqipërisë në Këshillin e Evropës i kanë dorëzuar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës një non-paper për Kosovën në formën e një dokumenti zyrtar, transmeton Kosova Online.

Në dokument theksohet se pavarësia e Kosovës është njohur nga 74% e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Sipas informacioneve të këtij portali, në dokumentin e dorëzuar në misionet e përhershme tri ditë më parë thuhet se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tashmë është mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i anëtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here