Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe BE-në kundër agresionit rus në Ukrainë

0
249

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në konfliktin e hapur midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në një njoftim në Twitter, Rama është shprehur se Shqipëria bashkohet me aleatët saj të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë.

“Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, ka shtuar Rama.

Reagim ka pasur edhe nga Ministrja Xhaçka.

“Ne Shqipëria dënojmë fuqishëm sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë Xhaçka në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here