Shqipe Shatri rikandidon për mandatin e dytë në Kuvendin e Prizrenit

0
189

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Shatri, me numrin 29, do të garojë përsëri në zgjedhjet e 12 tetorit për Kuvendin Komunal të Prizrenit, shkruan 04 Online.

Ajo ka theksuar se në mandatin e parë është angazhuar për çështje me rëndësi për qytetarët, veçanërisht për Hasin, duke u fokusuar në zhvillim, investime dhe mirëqenie.

Njoftimi i plotë i Shqipe Shatrit

Të dashur bashkëvendas, miq, familjarë, të nderuar qytetarë të Prizrenit,

Ju njoftoj se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, do të jem përsëri kandidate me nr. 29 për një mandat të dytë në Kuvendin Komunal, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, krah kryetarit në ardhje z. Artan A. Abrashi.

Në këto katër vite nga mandati parë kam ngritur në vazhdimësi çështje/kërkesa me rëndësi për qytetarët, e në veçanti për Hasin tim – për zhvillim, investime dhe mirëqenie.

Paraprakisht, mirënjohëse dhe falënderime nga zemra për çdo mbështetje tuajën.

Me respekt!

Shqipe Shatri Çoçaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here