Shqetësimi amerikan për kundërshtimin e opozitës ndaj planit evropian, Selmanaj: LDK s’është kundër Asociacionit

0
194

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Asociacionit dhe se, sipas tij, nuk janë kundër formimit të tij.

Selmanaj ka thënë se çështja e dialogut të jetë çështje prioritare në raport me agjendën e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

“Nuk është se LDK-ja ka ndërruar qëndrimin për çështjen e Asociacionit. LDK-ja nuk është kundër Asociacionit, LDK-ja është që çështja e dialogut të jetë çështje prioritare në raport me agjendën tonë të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe respektimin e marrëveshjeve të gjithave që i kanë nënshkruar Qeveritë e Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

Kujtojmë se reagimet e tilla kanë ardhur pasi pas deklaratës së fundit të ShBA-së, lidhur me qëndrimet e opozitës në kundërshtimin e propozimit evropian.

Dy ditë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian./GS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here