“Shpresoj që të rinovoj sa më shpejt” – Vinicius flet për të ardhmen e tij

0
35

Pavarësisht raportimeve të shumta që shfaqin interesimin e Arabisë Saudite për Viniciusin, ky i fundit i ka siguruar tifozët e Real Madridit që dëshiron të qëndrojë.

Muajin e kaluar, Viniciusi dhe Real Madridi kanë nisur bisedimet për kontratën e re, të cilën braziliani “mezi pret” ta nënshkruajë.

Braziliani ka bërë të qartë se është në vendin më të mirë të mundshëm.

Vinicius tashmë ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve në tri vitet e fundit, duke shënuar në të dy finalet.

“Jam shumë i qetë sepse kam një kontratë deri në vitin 2027, dhe shpresoj që do ta rinovoj sa më shpejt që është e mundur, sepse jam shumë i lumtur këtu. I dua të gjithë dhe të gjithë më duan mua. Nuk mund të isha në vend më të mirë se këtu”, tha Vinicius.

Megjithatë, është raportuar se kërkesat e Viniciusit për marrëveshjen e re janë shumë më të larta sesa që Florentino Perez e Real Madridi mund të ofrojnë.

Shto këtu edhe takimin e zhvilluar mes kampit të lojtarit dhe Arabisë Saudite, për të dëgjuar ofertën e këtyre të fundit – një kontratë 1 miliard euroshe për lojtarin.

Këto kanë ndihmuar që të zhvillohen paqartësi rreth të ardhmes së tij në Real Madrid.

Ai po ashtu është detyruar që të shndërrohet nga lojtari kryesor i skuadrës, në “aktor dytësor”, pas ardhjes së francezit, Kylian Mbappes.

Por, pavarësisht kësaj, Vinicius ka 17 gola e 12 asistime në 35 paraqitje deri më tani.

“Mendoj se sezoni për mua po shkon shumë mirë. Njerëzit kërkojnë shumë nga unë, është normale. Por tani pjesa më vendimtare e sezonit ka ardhur, dhe Reali po luan shumë më mirë, në këtë fazë të sezonit”, përfundoi Vinicius.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here