Në Vlashnje të Prizrenit në orët e hershme të mëngjesit të së hënës ishte raportuar se brenda objektit në QMF ka shpërthyer një zjarr.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin që dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike pas shpërthimit të një bojleri të ujit.
“Është raportuar se brenda objektit në QMF-Vlashnje, Prizren ka shpërthyer një zjarr. Njësitë policore ka dal në vendngjarje dhe zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin që dyshohet të jetë shkaktuar nga energjia elektrike pas shpërthimit të një bojleri të ujit. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.