Shpërthim vdekjeprurës në Taksim të Stambollit, Turqia vendos ta ndalë përkohësisht transmetimin

0
322

Kryetari i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka dhënë deklaratë për shpërthimin që ka ndodhur në Taksim para disa minutave.

Ai ka thënë se ka të vdekur e të lënduar.

“Sot, rreth orës 16:20, ka ndodhur një shpërthim në rrugën Istiklal në Taksim. Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit, janë në vendin e ngjarjes. Ka të vdekur dhe të lënduar”, ka shkruar kryetari i Stambollit, Ali Yerlikaya në Twitter.

Siç raporton CNN-I turk, dyshohet për sulm terrorist dhe bëhet fjalë për një çantë të ngarkuar me bombë.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, ende nuk është bërë e ditur se për çfarë çante bëhet fjalë, meqë shihet se një numër i madh i njerëzve kanë mbajtur çanta gjatë kalimit në vendin ku ndodhi shpërthimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here