Një person është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet të ketë shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në Suharekë, shkruan Indeksonline.
I dyshuari është arrestuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë së krimeve kibernetike, teksa materialet i kishte shpërndarë në rrjete sociale.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.
Rasti është iniciuar si “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.