Shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut: 29,52% janë shqiptarë

0
271

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika ka publikuar rezultatet nga regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve, nga popullsia rezidente në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonase, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.

Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në fjalimin e tij tha se me sukses është zbatuar regjistrimi i popullsisë.

“Ekipi i regjistruesve tregoi se mund dhe dijmë të kryejmë operacione profesionale. Nëse regjistrimet e mëparshme janë dashur vite, dhe më shumë njerëz, këtë herë kemi tejkaluar të gjitha parashikimet”, tha Simovski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here