Pas reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta, është rritur ndjeshëm rreziku për ortekë në zonat malore të vendit.
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u ka bërë thirrje qytetarëve, skitarëve dhe bjeshkatarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë planifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve në natyrë.
Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen aktivitetet e skijimit jashtë pistave të rregulluara, pasi rreziku për rrëshqitje të borës është i lartë në terrene të pa kontrolluara.
Po ashtu, bjeshkatarët këshillohen të mos lëvizin në faqe malore me pjerrësi 30° deri në 45°, zona këto që konsiderohen më të rrezikuara për formimin e ortekëve.
Apeli përfshin edhe shmangien e ecjeve pranë kreshtave ku krijohen strehë bore, si dhe evitimin e lëvizjes nëpër lugina që mund të jenë në trajektoren e ortekëve.
Autoritetet bëjnë thirrje që për çdo situatë emergjente qytetarët të kontaktojnë numrin kujdestar të ShKShMK: +383 49 840 228.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02RiFbjD4RaQ1UJAMFKPa4cn3inQywuncsQzgxpRD7PysaJL7UG25jj6SF7Krz8HK4l%26id%3D100070733594610&show_text=true&width=500













































