Shkollat e Suharekës mbajtën mësim edhe në ditë feste

0
239

Me vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, nxënësit e kësaj komune kanë mbajtur mësim të martën, në ditën që është festë zyrtare.

Kjo erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Arsimit, që e njëjta ose të mbahet mësim, ose të zëvendësohet në një tjetër ditë.

DKA-të, morën vendime të ndryshme, derisa në shumicën e komunave e marta u vendos të jetë pushim.

Nevoja për punë në ditë feste, ose zëvendësim i kësaj dite erdhi si pasojë e orëve të humbura gjatë grevës, të cilat është paraparë të kompensohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here