E keni menduar ndonjëherë pse ne kruhemi? Shpesh edhe pa një arsye të qartë?
Kjo është diçka që një grup shkencëtarësh e kanë shqyrtuar, dhe ata mendojnë se tani e kanë përgjigjen. Ekspertët në Shkollën Mjekësore të Harvardit kanë zbuluar se ndjenja e kruajtjes shkaktohet nga një lloj i veçantë qelize që gjendet në baktere.
Bakteret – të quajtura stafilokoku aureus – na bëjnë të ndiejmë kruajtje duke vepruar drejtpërdrejt në qelizat tona nervore.
Studiuesit kryen një eksperiment duke ekspozuar lëkurën e minjve ndaj baktereve dhe zbuluan se ata zhvilluan një ndjesi kruarje gjatë disa ditëve.
Jo vetëm që vetë bakteret i bënin kafshët të ndjenin kruarje, por gjithashtu i bënë ato të mbindjeshme.