Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë befasuese për të parandaluar rritjen e flokëve të padëshiruara

0
45

Një nga pjesët më të bezdisshme të çdo regjimi bukurie është heqja e flokëve të padëshiruara. Por, epoka e depilimit me dritë ose rruajtjes me brisk mund të përfundojë falë një zbulimi të ri.

Ekspertët kanë zbuluar se aplikimi i një aditiv të zakonshëm ushqimor në folikulat e flokëve mund të aktivizojë “receptorët e shijes” dhe të parandalojë rritjen e flokëve në eksperimente të kryera në laborator. Dhe kjo mund të çojë një ditë në një trajtim të ri për heqjen e flokëve për njerëzit, thanë ata.

Edhe pse receptorët e shijes zakonisht lidhen me gishta të shijes në gojë, ata gjenden në të gjithë trupin dhe kryejnë funksione të ndryshme që lidhen me metabolizmin, rregullimin e sistemit imunitar dhe riprodhimin.

Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë roli kanë receptorët e shijes që janë gjetur në lëkurë. Në këtë studim, hulumtuesit zbuluan se folikulat e flokëve të skalpit të njeriut – fabrikat e vogla që prodhojnë flokët – kanë një receptor të shijes të hidhur të quajtur TAS2R4.

Kur ky receptor stimulohet me një ëmbëlsues natyral, të ngjashëm me stevia-n, ai dërgon sinjale në folikula që shtypin rritjen e flokëve. Funksionon duke ulur ndarjen e qelizave në flokë dhe duke prodhuar një proteinë që ndalon rritjen e flokëve.

Autori kryesor, Profesor Ralf Paus, nga Universiteti i Miami-t, tha: “Pavarësisht emrit, dhe lidhjes historike të tyre me gishta të shijes, receptorët e shijes shfaqen në vende të papritura. Ky studim identifikon receptorë të shijes të veçantë në folikulat e flokëve të njeriut, tregon se ata janë aktivë dhe se mund të stimulohet rritja e flokëve.”

Ekspertët theksojnë se aktivizimi i receptorëve të shijes në folikulat e flokëve me një ëmbëlsues natyral për të parandaluar rritjen e flokëve të padëshiruar është një kombinim që nuk e kishin pritur, por mund të çojë në zhvillimin e një produkti të ri për heqjen e flokëve.

Në testet që u bënë me lëkurë të skalpit të dhuruar nga njerëzit, u gjet se ëmbëlsuesi i ngjashëm me stevia-n, i quajtur rebaudioside A, funksionon në folikulat e flokëve të të dyja gjinive.

Profesor John McGrath, kryeredaktor i British Journal of Dermatology, tha: “Aktivizimi i receptorëve të shijes në folikulat e flokëve me ëmbëlsues natyral për të parandaluar rritjen e flokëve të padëshiruar nuk është një kombinim fjalësh që prisja të shihja para leximit të këtij studimi, dhe megjithatë këtu jemi.”

“Nuk e dimë me siguri nëse aktivizimi i këtyre receptorëve në folikulat e flokëve mund të reduktojë rritjen e flokëve tek njerëzit – por është lloji i kërkimit që mund të çojë në një produkt të ri për heqjen e flokëve”, shtoi ai transmeton GazetaExpress.

Aktivizimi i receptorëve ndikon në mënyrën se si një flok kalon përmes fazave të rritjes, duke promovuar atë që njihet si “apoptozë”, ku folikulat e flokëve fillojnë të vdesin, duke ndaluar rritjen e flokëve.

Në sistemin shëndetësor publik (NHS) ka “trajtime të kufizuara” për njerëzit me flokë të tepërt, dhe kujdesi privat mund të jetë “i shtrenjtë” me “succes të ndryshueshëm”, shtuan studiuesit.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në British Journal of Dermatology.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here