Shkencëtarët të alarmuar: Ngrohja globale e paprecedentë, priten rekorde të reja temperaturash

0
186

Një seri rekordesh në temperatura, ngrohjen e oqeaneve dhe akullit në detin e Antarktidës kanë alarmuar shkencëtarët, të cilën vlerësojnë se shpejtësia dhe koha në të cilën po ndodhin fenomenet është e paprecedentë.

OKB ka paralajmëruar se valët e rrezikshme të të nxehtit në Europë mund të thyejnë rekorde të mëtejshme. Shkencëtarët pohojnë se është e vështirë të lidhësh menjëherë ngjarjet me ndryshimet klimatike, pasi moti dhe oqeanet janë shumë komplekse. Teksa po zhvillohen një numër studimesh, ekspertet druhen se disa prej skenarëve më të këqij po bëhen tashmë realitet.

“Sipas tendencës që po shohim nuk duhet të presim një klimë stacionare. Nuk do të ketë një normalitet të ri, sa i përket klimës, por ajo vetëm do të vazhdojë të ndryshojë. Të gjitha të dhënat sugjerojnë se do të shohim rritje të intensitetit dhe frekuencës së valëve të të nxehtit”, tha John Nairn, ekspert për të nxehtin ekstrem.

Sipas studiuesit, Dr Paulo Ceppi nga universiteti Imperial College ne Londer, toka është tani në një territor të pa eksploruar, për shkak të ngrohjes globale nga karburantet fosile dhe fenomenit el nino, sistemi natyror Ingrohjes së motit, i pari qe prej 2018-s.

Bota përjetoi ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në muajin korrik, duke thyer rekordin e temperaturës mesatare globale të shënuar në 2016-tën. Temperatura mesatare globale i kaloi 17 gradë për herë të parë duke shënuar 17.08 në 6 korrik sipas shërbimit të BE te monitorimit të klimës, Copernicus. Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Mesdheun, Amerikën e Veriut, Afrikën dhe Azinë, pritet të vazhdojë edhe përgjatë gushtit me temperatura mbi 40 gradë celsius

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here