Shkencëtarët tërheqin vërejtjen që produktet kozmetike përmbajnë kimikate të rrezikshme, të cilat shkatërrojnë shëndetin e njerëzve në gjithë botën.
Triklosani dhe triklokarbani janë përbërës të shpeshtë të sapunëve dhe shamponëve antibakterialë, por mund të shkaktojnë telashe serioze shëndetësore.
Këto kimikate shkaktojnë reagim alergjik, shkatërrojnë hormonet, endokrinet dhe sistemin riprodhues, posaçërisht janë të rrezikshme për shtatzënat dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.
Triklosani mund të shkaktojë rezistencën ndaj antibiotikëve, gjë që mund të rezultojë me përfundime fatale.
Shkencëtarët tërheqin vërejtjen që këto kimikate sjellin më shumë rrezik sesa dobi dhe kërkojnë që sa më parë duhet të tërhiqen nga prodhimi.