Enver Shabani drejtor i Shërbimeve në Suharekë dhe Berat Kabashi zyrtar në drejtorinë e shërbimeve publike/menaxher i kontratës janë arrestuar sot nga policia.
Të njëjtit dyshohen se kanë përfituar nga detyra e tyre duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik.
Ata dyshohet se kishin ishte hapur tenderi për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht, ani pse për të njejtat rrugë ishte lidhur kontrata në vlerë prej 72 mijë eurove vitin e kaluar, shkruan Insajderi.
Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugëve: Rexhep Velia, Molika , Shaljanët, Tafa, Ilaz Shala, Gentiana, Haxhi Shania, Avdyl Aga, Jetush Shala dhe Kovaqi.
Saktësisht me datën 17 maj 2022, Komuna e Suharekës kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 72 mijë e 213 eurove për ndërtimin e rrugëve të përmendura më sipër.
Lajmin për arrestimin e dy zyrtarëve të Suharekës e ka konfimruar edhe kryetari Bali Muharremaj.
Ai tha se si komunë do i respektojnë institucionet e Kosovës dhe vendimet e tyre që do ti marrin./Sinjali