Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Shkarkimi i Kelmendit u votua nga pesë anëtarë të KPK-së, në një mbledhje të mbajtur të enjten.
“Me pesë vota për shkarkohet nga pozita ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, tha pas zhvillimit të votimit, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdari.












































