Shkarkohen 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm

0
247

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka shkarkuar 11 zyrtarë të shërbimit të jashtëm, ka njoftuar kjo ministri të mërkurën.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në “vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën”.

“Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm. Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, ka njoftuar MPJD-ja.

Ministria ka thënë se po shqyrton edhe masa që duhen ndërmarrë për zyrtarët përgjegjës për punësimin e paligjshëm të personave të shkarkuar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur në zotimin e saj për vendosjen e ligjshmërisë në vend. Keqpërdorimi i parasë publike dhe punësimet e paligjshme nuk kanë vend në administratën publike dhe do të ndalen dhe luftohen me vendosmëri”, përfundon njoftimi i MPJD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here