Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni – Kosovë, pothuajse një muaj më herët

0
114

Gjatë ditës së hënë, Federata e Futbollit e Sllovenisë, ka bërë të ditur se nuk ka më bileta të disponueshme për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 15 nëntor.

Përballja e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, do të luhet në Slloveni dhe interesimi për të ka qenë shumë i madh.

“Ndeshja kualifikuese mes Sllovenisë dhe Kosovës tashmë është e shitur plotësisht. Më pak se një muaj para zhvillimit të saj, të gjitha biletat janë shpërndarë”, thuhet në komunikatën e federatës sllovene.

Gjithashtu, sipas njoftimit zyrtar, hyrja në stadium do të jetë e kufizuar për tifozët që mbajnë simbolet e shteteve apo ekipeve të tjera, përveç sektorit të rezervuar për përkrahësit e Kosovës.

Kosova renditet e dyta në grupin B me shtatë pikë, tri pikë prapa Zvicrës dhe katër pikë përpara Slovenisë.

Me një barazim, Kosova do ta siguronte kualifikimin në “play-offin” e Kupës së Botës 2026.

Pas kësaj Kosova do të pres edhe Zvicrën me 18 nëntor në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të grupit B./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here