Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ajlin Shishko, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje duke e vlerësuar lartë rolin e tyre, shkruan 04 Online.
“Tani është momenti të vendosim për të ardhmen tonë. Vota juaj është forca e ndryshimit! Andaj unë kërkoj nga ju të ma jepni këtë forcë, për zhvillim, dinjitet dhe mundësi për të gjithë.”
Shishko nënvizoi se çdo votë është e rëndësishme për të krijuar një Prizren më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të barabartë, dhe ftoi qytetarët që të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin zgjedhor.