Shishko: Shtatorja e Presidentit Rugova do të ngrihet, sepse nuk ka forcë politike që e ndal nderimin ndaj vlerave kombëtare

0
260

Ajlin Shishko nga LDK në Prizren ka reaguar ndaj vendimit për largimin e projektit të shtatores së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nga Korniza Afatmesme Buxhetore nga ana e PDK-së, raporton 04 Online.

Ajo tha se ky veprim është lojë politike dhe mungesë respekti ndaj figurës më unifikuese të shtetndërtimit të Kosovës.

Shishko theksoi se propozimi për vendosjen e shtatores në sheshin e Lidhjes së Prizrenit ishte miratuar me shumicë votash në Kuvendin Komunal dhe ishte planifikuar të realizohej gjatë vitit 2025.

Reagimi i plotë i Ajlin Shishkos

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren me krenari ka propozuar që shtatorja e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, të ngrihet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit. Propozimi u miratua me shumicë votash në Asamblenë Komunale dhe ishte paraparë të realizohet gjatë vitit 2025.

Por, për fat të keq, këtë projekt e ka hequr PDK, nga Korniza afatmesme buxhetore, që po duket qartë si një lojë politike dhe mungesë respekti ndaj figurës më unifikuese të shtetndërtimit të Kosovës.

Presidenti Rugova është simbol i pavarësisë, paqes dhe unitetit. Përpjekjet për ta bllokuar këtë projekt janë përpjekje për ta injoruar historinë tonë dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Kosova.

Ne kërkojmë që kjo padrejtësi të korrigjohet menjëherë. Shtatorja e Presidentit Rugova do të ngrihet, sepse nuk ka forcë politike që e ndal nderimin ndaj vlerave kombëtare.

LDK – Prizren

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1244409593842064&id=100048191058472&mibextid=wwXIfr&rdid=zATUmlWGwjf22qTH#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here