Shishko: Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do ta mbështes KF “Liria”

0
137

Ajlin Shishko, kandidate për deputete nga LDK-ja së bashku me kandidatët për deputet, takuan drejtuesit dhe lojtarët e KF Liria, duke theksuar rëndësinë e këtij klubi si simbol i traditës dhe krenarisë së Prizrenit.

Ajo diskutoi për sfidat dhe mundësitë që kanë klubet sportive në Kosovë dhe theksoi nevojën për mbështetje të vazhdueshme të sportit për zhvillimin e komunitetit.

Postimi i plotë i Shishkos:

•KF-Liria

KF Liria është më shumë se një klub futbolli – është histori, pasion dhe shembull i punës së palodhshme.

Sot patëm kënaqësinë të takojmë drejtuesit dhe lojtarët e KF Liria, një simbol i traditës dhe krenarisë së Prizrenit. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që kanë klubet sportive në Kosovë, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së sportit për zhvillimin e komunitetit.

Bashkë do ta bëjmë ndryshimin!

#ldk124

#ajlinshishko96

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here