Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ajlin Shishko ka vazhduar me aktivitetet elektorale, kësaj radhe duke e vizituar një biznes të njohur dhe të suksesshëm në fushën e industrisë ushqimore.
Shishko ka thënë se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja në krye me Lumir Abdixhikun do të jetë mbështetje e madhe për bizneset në nivel vendi. Njëherit ajo ka bërë me dije se në Kuvendin e Kosovës do të jetë zëri i këtyre bizneseve me qëllim që ato të përkrahen në të gjitha nivelet.
Postimi i plotë:
•𝐆𝐞𝐫𝐭𝐢 𝐟𝐨𝐨𝐝𝐬
Sot vizituam kompaninë 𝐆𝐞𝐫𝐭𝐢 𝐟𝐨𝐨𝐝𝐬 në Prizren, një model i shkëlqyer i inovacionit dhe cilësisë në industrinë ushqimore. Me produkte që eksportohen në mbi 70% të tregjeve të BE-së, kjo kompani dëshmon potencialin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Falënderoj ekipin e përkushtuar të Gerti Foods për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe për promovimin e emrit të vendit tonë në botë.