Shishko: Ortakolli ka nevojë për rend, dhe ne kemi zgjidhje!

0
90

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ajlin Shishko, ka theksuar nevojën urgjente për përmirësimin e kushteve të jetesës në lagjen Ortakoll, duke e cilësuar rendin dhe pastërtinë si prioritete të saj nëse merr besimin për një ulëse në Kuvend, shkruan 04 Online.

“Ortakolli ka nevojë për rend, dhe ne kemi zgjidhje. Do të sjellim rend në rrugë, pastërti në lagje dhe zgjidhje për parkimet, për një Ortakoll më të rregullt e më të jetueshëm,” ka deklaruar Shishko.

Ajo ka shtuar se përkushtimi i saj do të jetë për përmirësimin e infrastrukturës lokale, menaxhimin e hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi të pastër e të sigurt për banorët e Ortakollit.

https://www.facebook.com/reel/1870686893860259

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here