Ajlin Shishko, kandidatja për deputete nga LDK, mori pjesë në një tubim zgjedhor në fshatin Xërxe, ku falënderoi banorët për mbështetjen e madhe dhe përkrahjen e treguar.
Ajo theksoi se ky angazhim është një dëshmi e qartë se, duke bashkëpunuar, mund të krijojmë mundësi për një të ardhme më të mirë.
Shishko u shpreh optimiste për ndryshimin dhe beson se çdo hap përpara do të sjellë përmirësime për komunitetin dhe vendin në tërësi.
Postimi i plotë i Shishkos:
• 𝐗ë𝐫𝐱𝐚 𝐝ë𝐬𝐡𝐦𝐨𝐢 𝐪𝐚𝐫𝐭ë 𝐯𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐭𝐢𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦!
Pjesëmarrja dhe përkrahja e treguar janë dëshmi e fuqishme se bashkë mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Faleminderit për mbështetjen tuaj! Ndryshimi është i mundur!