Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Ajlin Shishko, mori pjesë në tubimin madhështor në zemër të Piranës, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga banorët atje.
Shishko theksoi rëndësinë e vlerave rugoviane dhe vazhdimësinë e vizionit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, si udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë:
Piranë, si çdo herë!
Një tubim madhështor në zemër të Piranës, aty ku historia dhe vizioni rugovian mbeten të gjalla! Energjia dhe përkrahja juaj janë dëshmi e qartë se ndryshimi po vjen dhe se vlerat që na la Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, janë të rrënjosura thellë në këtë vend.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen! Bashkë do të vazhdojmë këtë rrugëtim me përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen.