Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ajlin Shishko, u shpreh e emocionuar pas një tubimi madhështor në Prizren të mbajtur mbrëmë.
Shishko theksoi se Prizreni, si qytet i historisë dhe kulturës, meriton më shumë zhvillim dhe dinjitet. “Së bashku, do ta bëjmë edhe më të zhvilluar” u shpreh ajo, duke premtuar angazhim të plotë për qytetin dhe qytetarët e tij.
Postimi i plotë:
Prizreni jem, faleminderit
Mbrëmë, zemra e Prizrenit rrahu më fort se kurrë! Ju falënderoj nga zemra për këtë tubim madhështor, për energjinë, për besimin dhe për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme
Prizreni është qyteti i historisë, kulturës dhe shpirtit të fortë. Së bashku, do ta bëjmë edhe më të zhvilluar, edhe më dinjitoz, edhe më të fuqishëm!
Ky rrugëtim është për të gjithë ne – Prizren ke shkëlqy
Bashkë fitojmë!