Shishko: Lipjani, bastioni i LDK-së dhe simbol i vlerave demokratike

0
40

Në një tubim të madh në Lipjan, Ajlin Shishko, kandidate për deputete nga LDK, theksoi se ky qytet mbetet një bastion i vlerave demokratike dhe shtetformuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shishko falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se LDK-ja mbetet zgjedhja e duhur për Kosovën.

Postimi i plotë:

Lipjan 🫶🏼 – BASTIONI i Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Sot, në këtë tubim madhështor, në zemrën e një qyteti që gjithmonë ka qenë kështjellë e vlerave demokratike dhe shtetformuese, po dëshmojmë edhe një herë se LDK-ja mbetet forca e pathyeshme e shpresës dhe zhvillimit.

Lipjani ka qenë dhe do të mbetet besnik ndaj rrugës së presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndaj idealit të lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Faleminderit Lipjan, faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj! LDK-ja është dhe do të mbetet zgjedhja e duhur për Kosovën!

#LDK124

#ajlinshishko96

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here