Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ajlin Shishko, së bashku me kandidatët tjerë për deputet vizituan Fabrikën “Liri” në Prizren, një ndërmarrje e njohur për prodhimin e mbi 140 produkteve, të cilat janë të pranishme edhe në tregjet ndërkombëtare si Zvicra, Gjermania, Italia dhe Maqedonia.
Gjatë vizitës, diskutuan sfidat me të cilat përballen bizneset vendase dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes për industrinë ushqimore dhe ruajtjen e traditave.
Shishko e vlerësoi fabrikën si një shembull të shkëlqyer të potencialit të Kosovës dhe përkushtimit për zhvillim ekonomik.
Postimi i plotë i Shishkos:
•Fabrika LIRI
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Fabrikën “Liri” në Prizren, një ndërmarrje që është një nder për qytetin tonë dhe gjithë Kosovën.
Diskutuam për sfidat që po kalojnë bizneset e Kosovës, por gjithashtu u frymëzuam nga historia e suksesit të kësaj fabrike, e cila prodhon mbi 140 produkte të ndryshme.
Këto produkte, janë të pranishme edhe në tregjet ndërkombëtare, duke arritur deri në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Maqedoni.
Fabrika “Liri” është një shembull i shkëlqyer i potencialit të Kosovës dhe angazhimit për të ruajtur traditat dhe zhvilluar industrinë ushqimore. Ky sukses është fryt i punës dhe përkushtimit të madh.