Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e LDK-së, Ajlin Shishko, mori pjesë një takimin me banorët e lagjes Kurilë, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga qytetarët, shkruan 04 Online.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji, Shishko theksoi rëndësinë e bashkimit të qytetarëve rreth vizionit për një Prizren më të zhvilluar dhe më të drejtë.
“Kurila është me ne! 🫶🏼 Një tubim si asnjëherë më parë ~ zemra e bashkuar, zëri i fuqishëm dhe energjia e njerëzve që besojnë në ndryshim,” u shpreh ajo.
Shishko falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen, duke nënvizuar se forca e vërtetë e ndryshimit vjen nga qytetarët.
“Ju nuk jeni thjesht mbështetës, jeni forca që do ta çojë përpara qytetin tonë!” shtoi ajo.