Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Ajlin Shishko, vizitoi sot Klubin e Basketbollit Bashkimi, një emër i njohur që ka ngritur lart emrin e Prizrenit në çdo lojë dhe fitore. Gjatë vizitës, Shishko shprehu vlerësimin e saj për përkushtimin dhe arritjet e këtij klubi që është simbol i sportit dhe unitetit në qytet.
Ajo falënderoi drejtorin e klubit, Kushtrim Kabashi, dhe ekipin e tij për pritjen e ngrohtë dhe për punën e shkëlqyer që bëjnë në drejtimin e klubit, duke qenë një shembull frymëzues i profesionalizmit dhe përkushtimit.
Postimi i plotë i Shishkos:
Ishim sot në vizitë te Klubi i Basketbollit Bashkimi, një emër që na bën krenarë në çdo lojë dhe në çdo fitore. Krenar për punën e palodhur dhe përfaqësimin dinjitoz që ky klub i sjell qytetit tonë.
Një falënderim i veçantë për pritjen e ngrohtë nga drejtori z.Kushtrim Kabashi dhe ekipi i tij i shkëlqyeshëm, të cilët janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe profesionalizmit. Suksese të mëtutjeshme në çdo ndeshje – jemi gjithmonë me ju!