Shishko: Do të rregullojmë shtratin e Lumbardhit dhe do të bëjmë lidhjen e ujërave të zeza të Zhupës në kanalizim

0
107

Kandidatja për Kuvendin e Komunës së Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ajlin Shishko, ka thënë se do të angazhohet për përmirësimin e mjedisit në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë të Lumbardhit, shkruan 04 Online.

Shishko theksoi se do të angazhohet për rregullimin e shtratit të lumit dhe ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza të fshatrave të Zhupës në Lumbardh, duke i lidhur ato në sistemin e kanalizimeve.

“Ky është një hap i madh për një mjedis më të pastër dhe për një jetë më të shëndetshme për të gjithë,” tha Shishko.

https://www.facebook.com/reel/1124637439290171

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here