“Shiko si e ha bananen”/ Plas debati mes dy banorëve të rinj të Big Brother VIP

0
414

Vetëm pak ditë brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ dhe për hyrjet e reja ka filluar të nxehet loja. Këngëtarja Xheisara Frisku dhe tenisti Arbër Sulstarova janë dy nga banorët më të rinj, të cilët janë përfshirë në një debat. Një koment i sportistit ndaj këngëtares, e cila po fliste dhe ushqehej njëkohësisht ka filluar gjithçka. Këngëtaraj është revoltuar duke paralajmëruar Arbrin se nesër e mbrapa do të fillojë të sqarojë gjithçka me të.

Xheisara: Të bezdis dhe përtypja ime Arbri? E ke nis pak keq me mua. Qetësohu se është dita e dytë, aman të lutem më jep pak kohë, se kam ardhur për të qetësuar trutë deri nesër. Pastaj nesër e mbrapa do fillojmë.

Arbri: Jo duke folur. Po fillo moj çfarë të duash. Unë të thashë që je duke folur dhe duke ngrënë…

Xheisara: Po ç’ke po burrë se do bëhem unë meme jashtë jo ti, çfarë pune ke. Nuk është e nevojshme fare. Kam shumë qejf të thonë ‘Shiko si e ha Xhei bananen’ ose ‘Shiko si Xhei ha dhe flet në të njëjtën kohë’. Çfarë ke?

Arbri: Okej mendo për publikun.

Xheisara: S’mendoj për njeri. Të kisha menduar për publikun nuk do flisja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here