“Shihni njerëzit si qenie njerëzore”, Amir Rrahmani reagon pas skandalit në Rumani

0
276

Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetin sociale “Instagram” për skandalin e ndodhur në Rumani, ku tifozët vendës e shfaqën pankartën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”.

Kapiteni Rrahmani ka qenë kritik ndaj tifozëve huliganë rumunë, të cilët i ka këshilluar që njerëzit t’i shohin si qenie njerëzore, e jo si një objekt për t’i fyer dhe për t’i diskriminuar ata.

“Kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar futbollisti kosovar i Napolit në Instagram.

Kosova humbi nga Rumania me rezultat 0:2 në ndeshjen që zgjati afro tri orë pas ndërprerjes prej rreth 50 minutash, por rezultati i lojës doli në plan të dytë shkaku i skandalit që e shkaktuan tifozët vendës.

UEFA dhe FIFA pritet ta dënojnë Rumaninë, e cila mund ta humbasë në tavolinë këtë ndeshje në fakt, ndërsa Federata e Futbollit është ankuar në këto institucione për incidentin që ndodhi në “National Arena”.

Kosova i humbi të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2024 pasi në gjashtë ndeshje të zhvilluara nuk e ka shijuar asnjë fitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here