Në Kosovë, 59 persona kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut gjatë periudhës janar–korrik të këtij viti.
Në një konfirmim për Sinjalin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 33 ose 55.9 për qind e tyre kanë qenë drejtues të automjeteve. Në këto shifra nuk janë përfshirë aksidentet e muajit gusht.
Në një apel për pjesëmarrësit në trafik, Policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin aksidentet që shpesh përfundojnë me fatalitet.
“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike.”, thuhet në apelin e Policisë.