Sherri te Bayerni, ja pse Mane goditi në fytyrë shokun e skuadrës!

0
178

Tension, nervozizëm, intolerancë. Në dhomat e zhveshjes së Bajernit mungon harmonia. Pas pushimit të papritur të Julian Nagelsmannit, bavarezët kanë humbur 2 ndeshje nga 4 të luajtura, duke u eliminuar nga Kupa e Gjermanisë (nga Freiburgu), teksa tani rrezikon seriozisht të dalë jashtë nga Champions, pasi humbi 3-0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve me Manchester City-n.

Në përfundim të ndeshjes, shpërtheu edhe skandali në lidhje me fyerjet e e karakterit racist që ka pësuar në rrjetet sociale Dayot Upemacano.

Kulmi arriti me sherrin mes Sadio Mane dhe Leroy Sane. Senegalezi ka goditur me grusht lojtarin e kombëtares gjermane, që është gjakosur në buzë.

Historia

Në minutën e 83-të të ndeshjes me City-n, Mane u nis në thellësi, me Sane që ndërkohë bëri një pasim të shkurtër. Të dy nisën të grindeshin në fushë, diçka që u kuptua nga gjestikulacioni i futbollistëve.

Në dhomat e zhveshjes grindja ka degjeneruar, Mane është ankuar për sjelljen e shokut të shkuadrës, që iu përgjigj ashpër. Mane, që ende nuk ka shënuar në 2023, dhe që natyrisht nuk mund të jetë i qetë, reagoi duke e goditur lojtarin e kombëtares gjermane në fytyrë.

Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë, duke i ndarë, për të evituar që situata të përkeqësohej më shumë. Në dhomat e zhveshjes së Bajernit mbizotëron tensioni, nervozizmi e dhe mungesa e tolerancës për gabimet e njëri-tjetrit./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here