Shërohet pacienti që rezultoi pozitiv me COVID-19 për 411 ditë

0
362

Një pacient që rezultoi pozitiv me koronavirus për 411 ditë, më në fund ka rezultuar negativ.

Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar thanë se pacienti 59-vjeçar kishte një variant të hershëm të infektimit. Ai kishte një sistem imunitar të dobësuar pas një transplanti të veshkës.

Personi mendohet të jetë një nga pacientët më që vuajti më sa gjati nga COVID-19.

Për të ndihmuar në trajtimin e pacientit – mjekët zbuluan infeksionin e vazhdueshëm të burrit duke analizuar gjenetikën e llojit të virusit që ai mbante.

Më pas atij iu dha një koktej me antitrupa neutralizues (Regeneron) i njohur si efektiv kundër varianteve të hershme të koronavirusit, gjë që më në fund lejoi trupin e tij të shpëtonte nga COVID-19.

Ka shumë të ngjarë që pacienti të kishte llojin origjinal Alfa të virusit, raporton “The Sun”, transmeton klankosova.

Një pacient i mëparshëm i trajtuar nga i njëjti ekip doli pozitiv me COVID-19 për 505 ditë, por më pas vdiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here