Sheqeri në kafe ndikon më shumë nga sa mendoni

0
29
Foto: Ilustrim

Është një ritual, pothuajse i shenjtë, për miliona njerëz në mbarë botën. Qoftë për t’u zgjuar ose për të qëndruar zgjuar deri vonë, shpesh e mbështetemi tek një filxhan kafeje. Por kujdes: mënyra se si e ëmbëlsojmë ekspresin (ose kafenë e gjatë) mund të ketë pasoja të papritura në ritmin tonë të gjumit dhe zgjimit.

Gjatë një studimi mbi efektet e kafeinës, disa hulumtues nga Universiteti i Hiroshimës (Japoni) vëzhguan se si shtimi i ëmbëlsuesve ndryshonte ritmin biologjik të mijve. “Po shqyrtonim karakteristikat e sjelljes së disa mijve meshkuj gjatë konsumit të ujit të ëmbëlsuar me kafeinë, dhe gjetëm ndryshime të papritura në sjellje,” tha Yu Tahara, profesor në Shkollën e Diplomuar të Shkencave Biomedikale dhe Shëndetit.

Sheqeri dhe ritmet cirkadiane

Për eksperimentin, i publikuar në Science of Food, u përdor një solucion që përmbante 0.1% kafeinë – gjysmë e koncentratës së një ekspresi – dhe 1% sakarozë, një të dhjetën e koncentratës tipike të pijeve energjike. Disa kafshë të tjera morën në vend të kësaj sakarinë 0.1%. “Ëmbëlsia shtesë nuk e ndryshoi sasinë e ujit që përmbante kafeinë që pinin minjtë, kështu që efektet nuk varen thjesht nga konsumimi i më shumë kafeinë,” shpjegon Tahara. “Mund të ketë qenë më shumë kombinimi i kafeinës dhe ëmbëlsuesit.”

Testet treguan se minjtë nën efektin e përzierjes sheqer-kafe kanë ndryshuar ciklin gjumë-zgjim duke e zgjatur atë deri në 26-30 orë. Në disa raste, këto kafshë kanë ndryshuar plotësisht ritmin e tyre duke kaluar nga natën në ditë. Dhe ndryshimet kanë vazhduar edhe kur të minjtë mbaheshin në kushte të errësirës konstante, duke sugjeruar një efekt të drejtpërdrejtë mbi orën biologjike të tyre.

Çështje dopamine

Në tru, pjesa e hipotalamusit normalisht koordinon ritmet e të gjitha organeve duke u bazuar në alternimin dritë-errësirë. Por, zbulimi ka qenë që kombinimi i kafesë me sheqernat funksionon në mënyrë të pavarur nga ky sistem. Fajtorët, përmbledhtazi, janë dopamina: si kafeina ashtu edhe sheqernat stimulojnë qendrat e kompesimit në tru, duke shkaktuar një shpërthim të dyfishtë të këtij mesazheri kimik të fuqishëm. Dhe një dozë e dyfishtë e dopaminës bën të ndryshojnër ritmet biologjike.

Është ende herët për të thënë nëse efektet e njëjta shfaqen edhe tek njerëzit. Por, për studiuesit, duket e mundshme. Provoni për të besuar. “Nëse doni të jeni më të gëzuar në mëngjes, sigurohuni që të pini kafe me diçka të ëmbël për mëngjes,” sugjeron Tahara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here