Sheqeri na bën më pak të mençur

0
33

Nëse keni ndonjë provim të rëndësishëm, apo ndonjë shfaqje publike, hulumtimet e fundit ju sugjerojnë që të mos konsumoni pije të gazuara. Madje, në hulumtim theksohet se nëse për gjashtë javë rresht konsumoni pije me sheqer, atëherë do të jeni më pak të mençur.

Hulumtuesit kanë zbuluar se me konsumimin e ushqimit me sasi të lartë të fruktozës ngadalësohet puna e trurit, e kjo mund të ndikojë në çrregullimin e kujtesës dhe mësimit.

Mirëpo, lajm i mirë është se me konsumimin e mishit të peshkut dhe pemëve me lëvozhgë të fortë mund të arrihet një ekuilibër. “Rezultatet tona kanë treguar se ajo që konsumoni ndikon në trurin tuaj.

Me konsumimin për një kohë të gjatë të sheqerit – fruktozës, do të mund ta ndryshoni trurin dhe aftësinë për të mësuar dhe për të mbajtur mend”, thotë profesori Fernando Gomez Pinila. Në hulumtimet e mëparshme është zbuluar se fruktoza sjell diabetin, mbipeshën, por kjo është hera e parë që është hulumtuar ndikimi i sheqerit në tru.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here