Shenjat që tregojnë se nuk e dashuroni veten

0
335

Njerëzit shpesh e neglizhojnë dashurinë për veten në përpjekje për të marrë vëmendjen e të tjerëve. Kjo jo vetëm që ju pengon të mos arrini suksesin në jetë, por minon edhe vetëvlerësimin dhe lumturinë tuaj

Kërkoni gjithnjë e më shumë të çoni përpara ndjesitë tuaja shpirtërore, duke krijuar një solidaritet dhe dashuri për qenien tuaj.

Në shumë çaste të ndryshme të jetës, dashuria juaj për veten mund të lëkundet. Ju mund të kaloni një fazë pakënaqësie, të jeni pjesë e një lidhjeje dashurie toksike apo të gjendeni në rrethin vicioz të një karriere që nuk e dëshironi. Por të gjitha këto janë faktorë të jashtëm që nuk duhet gjithsesi të prekin perceptimin tuaj për veten.

Ja shenjat që tregojnë se ju keni minuar çdo ndjesi të ëmbël për veten tuaj.

Kujdeseni pak për veten

Nëse lejoni që stresi t’ju pushtojë dhe shqetësimet për detyrat e jashtme të shkatërrojnë ekzistencën tuaj si një qenie njerëzore, juve ju mungon dashuria për veten. Është e vërtetë që njeriu ka detyrën të shqetësohet, por edhe të drejtën të shijojë pak kënaqësi pavarësisht gjërave që shkojnë keq. Nuk duhet ta lini kurrë pas dore veten, duhet të keni gjithnjë kujdes dhe vlerësim për të.

Qëndroni në marrëdhënie të pashëndetshme

Asgjë nuk do t’ju dëmtojë në jetë më shumë se një marrëdhënie e pashëndetshme apo ku mungon lumturia. Në këtë rast ju tregoni se jo vetëm që nuk e respektoni veten dhe nuk mendoni se meritoni më shumë se kaq, por gjithashtu hyni në një marrëdhënie dyfish të palumtur. Në të tilla raste rekomandohet të dilni nga lidhjet toksike.

Nuk keni kohë për argëtim

Nëse mendoni se nuk keni kohë për asgjë apo që nuk po punoni aq sa duhet, kjo ndjenjë e vazhdueshme faji tregon se ju nuk e mendoni veten të denjë të kalojë pak kohë të lirë dhe të shijojë jetën në aspekte më argëtuese të saj. Padyshim një shenjë e mungesës së dashurisë për veten, të cilën duhet ta rregulloni sa më shpejt. Ndonjëherë aktivitetet jashtë zyrës janë ato që ju rrisin më shumë imagjinatën.

Nuk ndërmerrni rreziqe

Duke mos pasur mjaftueshëm besim te vetja ju nuk do të arrini kurrë të krijoni një mjedis të sigurt ku mund të shprehni aftësitë tuaja si në punë ashtu edhe në jetë. Duhet ta mendoni veten si një njeri më të aftë, që arrin të përballojë më shumë sfida të jetës dhe ia del me sukses. Shikojeni rrezikun e dështimit si një mënyrë të mirë për të mësuar dhe jo si një provë që nuk duhet ta ndërmerrni kurrë.

E krahasoni veten me të tjerët

Kritikat ndaj vetes dhe krahasimet depresionuese, jo vetëm që nuk ju çojnë përpara, por edhe ju ulin entuziazmin për të ardhmen. E vetmja mënyrë se si mund të jeni më të suksesshëm është të krijoni një konkurrencë mes asaj që po bëni realisht dhe asaj që jeni të aftë të bëni. Kështu do të zhvilloheni si njeri.

E urreni trupin tuaj

Nëse nuk e pranoni veten për atë që jeni, por thjesht e quani veten të shëndoshë dhe ndiheni në siklet nga trupi juaj, në këtë pikë dashuria juaj për veten është zero dhe ajo që duhet të bëni është të ndërmerrni urgjentisht hapa për të ndryshuar perceptimin për personin tuaj. Duhet ta pranoni qenien tuaj për atë që jeni dhe të kuptoni se keni mundësi të veproni për ta sjellë trupin tuaj aty ku ju dëshironi të vijë.

Bëni kompromis

Ju duhet të provoni dhe të merrni më të mirën nga jeta dhe jo të bini në kompromis duke marrë atë që mendoni që meritoni, ku në rastin e mungesës së dashurisë për veten, është më e vogël nga ajo që meritoni vërtet.

Jeni në ankth, frika drejton zgjedhjet tuaja
Kur keni pak besim te vetja, edhe problemi më i vogël mund t’ju fusë ankthin dhe të lejojë që vendimet tuaja të merren përmes frikës në lidhje me pasojat e mundshme. Jepini vetes suaj fuqinë që meriton, kini besim se gjërat do të shkojnë më së miri nëse ju provoni të bëni maksimumin tuaj. Vetëm përmes dashurisë për veten do të arrini shumë larg në jetë.

Bëni zgjedhje që ju dëmtojnë

Reklama

Nëse e konsideroni veten të padenjë për të marrë më të mirën që jeta mund të ofrojë, atëherë nuk do të hezitoni të bëni zgjedhje ku në fund të fundit ju do të dilni të humbur edhe pse nëse do ta donit veten do të mund të zgjidhnit më mirë.

Ndiheni të pavlerë

Nëse ndiheni inferiorë ndaj të tjerëve dhe e konsideroni veten si një person që nuk meriton dashurinë e të tjerëve apo që nuk ka asnjë vlerë, duhet të vizitoheni patjetër te një psikolog, i cili do t’ju udhëheqë drejt mënyrave të duhura si të ktheheni te dashuria për veten. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here