Vuani nga alergjitë, hani presh!

0
515

Pjesa e gjelbër e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive që e forcojnë imunitetin, kështu që është e rëndësishme të konsumohet në periudhën e ftohtë të vitit

Përveçse është i shijshëm dhe ushqyes, preshi përmban vetëm 27 kalori, e duke pasur parasysh se është i pasur me ujë (97 për qind), është edhe diuretik i shkëlqyeshëm. Është një produkt që shumë lehtë mund ta gjeni gjatë tërë vitit, ndërsa nëse e konsumoni atë rregullisht organizmi juaj do të funksionojë më mirë.

Konsumohet i freskët, e mund edhe të zihet, të shtohet në supë, sallata, pite dhe është ideal për ushqime të yndyrshme, sepse e lehtëson tretjen. Pjesa e bardhë është e pasur me sheqere natyrale, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike. Pjesa e gjelbër e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin, kështu që është e rëndësishme që të konsumohet në periudhën e ftohtë të vitit, kur jemi më shpesh të ndjeshëm ndaj viruseve.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.

Leave a Reply