Kryesuesi i komisionit të zgjedhjeve të këshillave lokale në fshatrat, vendbanimet dhe lagjet në komunën e Prizrenit, Edin Shehu ka njoftuar se ka ndryshuar orari për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ky ndryshim i orarit ka ardhur për shkak të muajit të Ramazanit.
“Për shkak të muajit të shenjt të Ramazanit ka ndryshuar orari i takimeve”, ka thënë Shehu për 04 Online.
Njoftimi është bërë edhe në faqen e komunës së Prizrenit në ‘Facebook’.
“Për shkak të muajit të Ramazanit, ka ndryshuar orari për Zgjedhjen e Këshillave Lokale në fshatra, vendbanime dhe lagje”, thuhet në mes tjerash në njoftim./04 Online