Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Edin Shehu, ka reaguar pas raportimeve në media për përfshirjen e tij në një aktakuzë, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me rastin, raporton 04 Online.
Shehu ka thënë se aktakuza ende nuk është konfirmuar dhe se është përfshirë padrejtësisht në një çështje që nuk lidhet me kompetencat e tij. Ai është shprehur i bindur se drejtësia do të veprojë pa ndikime politike, ndërsa falënderoi të gjithë ata që po e përkrahin dhe besojnë në pafajësinë e tij.
Reagimi i plotë i Shehut
Të dashur miq,
Nga mediat jam informuar për përfshirjen time në një aktakuzë e cila fare nuk ka të bëj me mua si Drejtor i Administratës.
Zyrtarisht aktakuza ende nuk është konfirmuar dhe besoj që nuk do të konfirmohet sepse padrejtsishtë jam involvuar në të për gjëra të cilat nuk janë në kompetencën dhe përgjegjësinë time.
Dua të deklaroj publikisht shkurt dhe kjartë se nuk kam asnjë lidhje apo përfshirje me këtë aktakuzë.
Besoj fuqishëm se në institucionet vendimarrëse të drejtesisë ka njerëz profesionist të cilët gjykojnë drejtë dhe pa ndikime politike.
Faleminderit nga zemra të gjithë juve që po më përkrahni dhe po besoni në pafajsinë time
Me respekt
Edin Shehu – Drejtor i Administratës