Shefja e KE-së sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

0
79

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të vijë në Kosovë për vizitë.

Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, në Kosovë ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se takimi mes Osmanit dhe Presidentes von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00.

Para qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin Gjuro Macut.

Herën e fundit që Von der Leyen kishte qëndruar në Kosovë ishte në tetor të vitit të kaluar, kur kishte folur për masat ndëshkuese që blloku evropian i ka vendosur ndaj Kosovës. Që atëherë, blloku ka njoftuar se ka nisur heqjen e disa masave, që u vendosën më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here