Shea: NATO duhet të punojë më shumë që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtar i saj

0
199

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë ka folur për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës, ku ka thënë se 25 vjet pas luftës që la shumë viktima, ai është krenar me të arriturat e Kosovës.

“Qartazi, ju keni qenë duke jetuar në një fqinjësi të vështirë, që nuk i ka bërë gjërat edhe aq të lehta për ju. Tani Beogradi thotë që dinari është një valutë zyrtare e Kosovës, si dhe duke mbajtur qasje të tillë që Kosova na takon neve, përkundër që ne nuk e kontrollojmë atë, kjo nuk është shumë e lehtë. Duke i pasur parasysh këto gjëra, ku ju keni nisur nga asgjë, sepse e dini që serbët morrën gjithë dokumentet, ata kanë dëmtuar shumë resurse ekonomike para se të largoheshin. Ata e kanë lënë Kosovën me shumë pak, më tepër si refugjatë që mbërrijnë me pak para dhe vetëm me rrobat që mbajnë në shpinë. Në këto rrethana, mendoj që Kosova ka bërë jashtëzakonisht mirë. Kur unë kthehem në Prishtinë, çfarë vërej? Më shumë hotele të mira, më shumë vetura në rrugë, restorante shumë të mira, më shumë universitete, e të tjera, e të tjera. Sigurisht, ka probleme, mirëpo secili shtet ka probleme, demokracia nuk është asnjëherë perfekte. Por shoh progres”, ka vlerësuar Jamie Shea.

Që nga shpallja e Pavarësisë, e themelimi i Forcës së Sigurisë, Kosova e ka një synim, anëtarësimin në NATO.

Derisa kjo të ndodhë, Shea thotë se duhet edhe pak kohë.

“Ju duhet ta keni konsensusin e të gjitha 32 shteteve anëtare, për t’u pranuar si një anëtar i ri. Por, çfarë unë mendoj se NATO duhet të bëjë, është që të punoj në atë drejtim që Kosova të bëhet një vend anëtar. Nëse mund ta përdor një analogji, është sikur, t’i nuk ke mundësi që të martohesh nesër, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shkoni në pushime bashkë, të ndani llogarinë bankare, të mendoni për emrin e fëmijës tuaj të parë. Ju mund të bëni gjëra që janë përgatitje për gjithë këtë, edhe nëse ceremonia e martesës për arsye politike apo administrative nuk mund të bëhet. Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që NATO e angazhon Kosovën si partner. KFOR-i është atje, KFOR-i është përforcuar, Gjermania ka dërguar qindra trupa shtesë, shteti im Britania e Madhe ka dërguar trupa, kjo është e mirë, është mirë që KFOR është atje për ta mbajtur sigurinë”, ka deklaruar Jamie Shea për Dukagjinin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here