Ushtria amerikane ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me bllokadën detare në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik, që pritet të zbatohet në kuadër të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas njoftimit, çdo anije që hyn ose del nga zona e bllokuar pa autorizim do t’i nënshtrohet përgjimit, devijimit ose kapjes. Megjithatë, theksohet se kalimi i anijeve neutrale drejt destinacioneve jo-iraniane nuk do të pengohet.
Autoritetet amerikane shtojnë se do të lejohen edhe dërgesat humanitare, përfshirë ushqime dhe furnizime mjekësore, pas kontrolleve përkatëse. /GazetaSinjali/













































