Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur sanksionin e parë të vendosur ndaj Rusisë.
Ai, në konferencën e jashtëzakonshme, ka thënë se kanë vendosur sanksione për borxhin sovran.
Biden thotë se kjo do të thotë se ka shkëputje të qeverisë ruse nga financat perëndimore.
“Nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi,” thotë Biden.
Ai thotë se SHBA do të vazhdojë të “përshkallëzojë sanksionet” nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë veprimet e saj në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Biden ka bërë të ditur se kanë vendosur sanksione edhe kundër dy bankave, VEB dhe Banka Ushtarake Ruse, kështu do të shkëputen pjesë të ekonomisë ruse nga sistemet financiare ndërkombëtare.