Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor, Komuna e Prizrenit ka zyrtarizuar sot udhëheqjen e re. Shaqir Totaj ka marrë detyrën e kryetarit të komunës pas ceremonisë së betimit, duke nisur kështu mandatin e tij të ri në krye të qytetit.
Në të njëjtën ceremoni kanë dhënë betimin edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Prizrenit, i cili përbëhet nga 41 ulëse. Përbërja e re përfshin 3 anëtarë nga komuniteti turk, 3 nga komuniteti boshnjak, si dhe përfaqësues nga subjektet e tjera politike që fituan mandate në zgjedhje.
Që nga sot, institucionet komunale të Prizrenit nisin zyrtarisht punën në përbërjen e re, duke hapur rrugën për fillimin e projekteve dhe angazhimeve të reja në mandatin e ardhshëm./04 Online













































