Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në zgjedhjet e vitit 2021, mori 51 për qind të votave nga qytetarët e Prizrenit, nga 78 prej premtimeve zgjedhore ka përfunduar 10 prej tyre ose 12 përqind.
I pari i Prizrenit, Totaj, 5 ose 6% nga premtimet i ka gjysmë të përmbushura, derisa 22 ose 28% nga premtimet kanë filluar të përmbushen. Kurse 41 ose 52% prej tyre nuk kanë filluar ende.
Këtu mund t’i shihni të gjitha premtimet zgjedhor të Kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ndryshe, ditën e djeshme, Instituti GAP publikoi shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale, ku u bë e ditur se vetëm 9% e premtimeve nga kryetarët e komunave janë përmbushur, derisa 6% janë gjysmë të përmbushura, 22% kanë filluar dhe 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri.