Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka qëndruar me një pjesë të kabinetit të tij në Tiranë dhe drejtuesve e anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Ai u takua me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, ku u diskuta për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave, Prizren – Tiranë.
Shkrimi i plotë i Totajt:
TIRANASot, vizituam Bashkinë e Tiranës ku u pritëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ekipi i tij. Ishte një ditë e mrekullueshme, me energji pozitive, e mbushur me aktivitete dhe takime, ditë plot gjallëri siç është dhe Tirana
Mundësitë e bashkëpunimi mes kryeqytetit të Shqipërisë Tiranës dhe kryeqytetit shpirtëror e historik të Shqiptarisë Prizrenit janë të shumta, ky takim është hapi i parë drejt një rrugëtimi të gjatë të zhvillimit të përbashkët.
Falenderojmë miqt tanë për pritjen e jashtëzakonshme, poashtu falenderojmë Drejtoren Ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon Unioni i Bashkive, Andriola Kambo, për organizimin e mrekullueshëm të kësaj vizite.